back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeLekaj “trash” monopolin e Devollëve, ua mundëson edhe kontrollin e veturave të...

Lekaj “trash” monopolin e Devollëve, ua mundëson edhe kontrollin e veturave të riaftësuara

Të ngjajshme

Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

Celina “detyroi” kundërshtarin të shënonte në portën e vet!

Skuadra e AIK-ut ka barazuar 2:2 ndaj Hackenit në...

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

Të gjitha veturat të cilat aksidentohen nuk mund të dalin në qarkullim pa kryer kontrollin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab” që është pronë e familjes Devolli.

Kjo pasi që para disa muajsh, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj ka marrë vendim me 17 janar të këtij viti që ky shërbim t’i jepet “Eurolab”. Një dokument të tillë e posedon “Koha Ditore”.

Në nenin katër të këtij vendimi specifikohet se këtë shërbim do ta kryejë “Eurolab”.

“Obligohet Qendra e Automjeteve të Kosovës që përkitazi me procedurat e përshkruara në legjislacion në fuqi, të ndërmerr veprime që parandalojnë rikthimin në qarkullim rrugor të mjeteve të ri-aftësuara pa u inspektuar sipas praktikave europiane…”, thuhet në këtë pikë.

Shërbimet të cilat i ofron “Eurolab” është, kontrolli i mjeteve të aksidentuara të riparuara e që sipas çmimores që e ka gazeta është 80 euro, ndërsa kontrolli i mjeteve të aksidentuara të ri-aftësuara kushton 150 euro.

Ka pasur ankesa të vazhdueshme nga zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë për monopolin në homologimin e automjeteve që I sjellë përftime milionëshe kompanisë “Eurolab”. Përkundër kërkesave për eliminim të këtij monopoli Lekaj nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz