back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLekaj kërkon nga BE-ja liberalizim të vizave ose shkarkim të Qeverisë së...

Lekaj kërkon nga BE-ja liberalizim të vizave ose shkarkim të Qeverisë së Kosovës

Të ngjajshme

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë një kërkesë të rrallë drejt Bashkimit Europian.

Lekaj ka kërkuar nga BE-ja që ose të liberalizojë vizat për kosovarët, ose të shkarkojë qeverinë në Kosovës, njofton Klan Kosova.

“BE-së i kërkojmë, liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë”, thuhet në njoftimin që AAK-ja u ka dërguar mediave me reagimin e Lekajt, njofton Klan Kosova.

“Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës”.

“Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës”.

“Pse duhet që BE-ja për interesa krejt irrelevant, të një kaste qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë”.

“BE-ja duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetar e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë”.

“Morën rreth 50 milion banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t’ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë”.

“Deri kur kështu?”, ka pyetur Lekaj në fund.

Të Fundit

Sport

ShowBiz