BallinaSportLegjendari Bufon ka frikë nga Shqipëria

Legjendari Bufon ka frikë nga Shqipëria

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon, i trembet Shqipërisë dhe sipas tij, këtë nuk e pranon vetëm sepse është fraza standard që mund të thuhet në raste të tilla.

“Ekziston shumë respekt dhe frika e duhur për ndeshjen e nesërme, nuk është retorikë, Shqipëria është një kombëtare e cila në dy vitet e fundit ka pasur një proces rritjeje të ndjeshëm, shumë të fortë, duke e treguar edhe në Europian. Është një skuadër që duhet ta kemi frikë, duke qenë të ndërgjegjshëm për aftësitë tona dhe për atë që po bëjmë tani”, deklaroi Bufon në konferencën e sotme për shtyp.

Fakti që ekipe të vogla si Shqipëria kanë bërë emër së fundmi, gëzon Bufon, i cili mendon se kjo bën më të bukur lojën e futbollit dhe rivalitetin në fushë.

“Për atë që mund të thuhet për futbollin, mendoj se tani është padyshim më e i bukur dhe konkurrues. Progresi që është bërë sidomos nga ish-skuadrat ‘dyshek’ , i bën ndeshjet më tërheqëse dhe më të bukura”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz