BallinaKulturëLegjenda e muzikës shqiptare vdes i braktisur nga shteti!

Legjenda e muzikës shqiptare vdes i braktisur nga shteti!

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Nga Ermal Mulosmani

Para pak ditësh lexova në FB një lajm të trishtë.  Deputeti Luan Rama njoftonte se këngëtari i njohur shkodran, Shyqyri Allushi, ishte goditur nga një ishemi cerebrale dhe ishte shtruar në Spital në Tiranë. Sigurisht, lajmi për sëmundjen e një këngëtari 85 vjeçar nuk është një lajm që do të konsiderohej i rëndësishëm për shumicën e mediave në Shqipëri. Ndoshta diku, ndonjë prej tyre edhe do ta përfshinte në lajmet rutinë,  pa e ditur se kush ishte Shyqyri Alushi.

Në fakt, lajmi nuk ishte se Shyqyri Alushi ishte sëmurë dhe shtruar në spital. Lajmi ishte tjetërkund.

Në fotot që ilustronin tekstin, pashë këngëtarin e ngratë të shtrirë në një shtrat po aq të ngratë, pa hequr as kapelen dhe të mbuluar me shumë batanie…   Dekori i dhomës ishte një çantë e lëshuar nxitimthi  në dysheme, një qese e stërmadhe mbi një tavolinë të vogël dhe krevati në cep.

<iframe frameborder=”0″ width=”480″ height=”270″ src=”https://www.dailymotion.com/embed/video/x74hac9″ allowfullscreen allow=”autoplay”></iframe>

Në krah kishte serumin dhe dukej i përhumbur… Ishte si një skenë filmi ku regjisori do të theksojë braktisjen totale…

Përveç fotove, deputeti kishte bashkangjitur edhe intervistën e të birit të legjendës shkodrane ku rrëfente vuajtjet e tij për të qenë afër të atit në ditët e tij të fundit. Ai tregonte se, shpesh nuk mundej t’i blinte serumet që duheshin për shkak se ai ishte I papunë dhe nuk mund të përballonte çmimet e shtrenjta me pensionin e babait, veç 140 Euro!

Kaq vlen Shyqyri Alushi. 140 Euro!

Bilbili i muzikës shkodrane, legjenda që për 5 dekada  ishte zëri më përfaqësues i melosit të bukur shkodran, “Artisti I Merituar”, që këndoi “O bilbil më I bukuri I shpendëve” dhe “Pranvera ka nisë me dalë” na la pikërisht në ditët kur Pranvera ka nisë me dalë!

Duke na fshikulluar me vdekjen e tij. Për mosmirënjohjen tonë, për indiferencën vrastare, për braktisjen e pashpirt!

Dashuria jonë nuk do ta shpëtonte Shyqyri Alushin me siguri. Por do ta ndihmonte të shkonte në atë botë i qetë.  Pa brenga dhe dhimbje.

Indiferenca e shtetit shkëlqen mbi gjithçka në këtë trishtim. Ministria e Kulturës kishte shansin t’ia bënte më të lehtë vdekjen. Kryeministri gjithashtu, Bashkia e Shkodrës gjithashtu. Ndoshta edhe kolegë që paguhen në natë sa Shyqi merrte në një vit.

Shyqyri Alushi vdiq pa dashuri. Vdiq I braktisur.

Shpresoj që vdekja e tij ti shërbejë Qeverisë së pari për të tjerë… Arti nuk bëhet vetëm në Tiranë…

Po e mbyll këtë shkrim me tekstin e Luan Ramës për vdekjen e Shyqyri Alushit.

“Shyqyri Alushi sot nuk jeton më, por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror!
U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës!
Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde!
Ngushëllime familjes, të afërmve!
Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz