Leeds ende në garë për Rafael Leaon
dp

Lexo edheMessi gjobitet nga MLS për goditjen ndaj kundërshtarit

Leeds United mbetet në garë për transferimin e yllit të Milanit, Rafael Leão, para mbylljes së afatit kalimtar.
Sipas Football Insider, Milani është i hapur për largimin e 27-vjeçarit dhe Leeds është një nga klubet që vazhdon ta monitorojë situatën. Një lëvizje e vonshme nga klubi anglez nuk përjashtohet.
Megjithatë, marrëveshja mbetet e vështirë për shkak të kostos së lartë financiare të transferimit, ndërsa për Leaon ka interes edhe nga klube të tjera evropiane.

Lexo edheMessi gjobitet nga MLS për goditjen ndaj kundërshtarit
Leão, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim nga “San Siro” këtë verë.