Ledri Vula mban fjalim emocionues: “Jo në emrin tim”

Këngëtari kosovar Ledri Vula iu është drejtuar qytetarëve të mbledhur në protestën e zhvilluar në sheshin e Prishtinës.
Në fjalimin e tij, Vula tha se po u drejtohej protestuesve edhe si një fëmijë që e ka përjetuar luftën në Kosovë, shkruan Indeksonline.
“Po ju flas si një fëmijë që e ka përjetu luftën në Kosovë. Shumica prej juve nuk keni qenë të lindur kur ka ndodhur lufta në Kosovë. Faleminderit krejtve që keni ardhur”, tha Vula.
Ai u shpreh se ishte prekur nga mbështetja e shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës, duke përmendur postimet e shumta në rrjetet sociale në mbështetje të protestës.
“Jam prek shumë kur i kom pa çdo post që e ka bo çdo shqiptar që nuk jeton në Kosovë”, u shpreh ai.

Lexo edheBrian Hickerson flet pasi u përjashtua nga ceremonia e Hayden Panettiere
Në fund, Vula bëri thirrje që shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës t’i bashkohen protestës.
“Ju ftoj të gjithëve, e të gjithë që jeni jashtë Kosovës, hajdeni ta vazhdojmë këtë protestë. JO NË EMRIN TIM”, përfundoi ai./Indeksonline/














