Leao mohon përfshirjen në skandalin me eskorta

Në Itali është përhapur një skandal i madh ku janë përfshirë edhe lojtarë të Serie A-së.
Sipas medias italiane La Gazzetta dello Sport, një kompani e paligjshme promovimi eventesh organizoi mbrëmje luksoze me eskorta të nivelit të lartë, duke u ofruar qasje grave të disponueshme për seks të paguar në këmbim të mijëra eurove.
Disa personazhe të famshëm, biznesmenë, futbollistë dhe madje edhe një pilot i Formula 1 thuhet se janë përfshirë në skandal. Sipas raportimeve të mëtejshme, afër 1.2 milion euro janë sekuestruar nga organizata, me katër të arrestuar.

Lexo edheBarcelona mban takim me agjentin për Bastonin
Në listë u përfshi edhe ylli i Milanit, Rafael Leao por që portugezi mohoi çdo përfshirje në rast.
“Dua ta bëj të qartë, drejtpërdrejt, se nuk kam asnjë lidhje me ngjarjet që po hetohen. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë krim. Për këtë arsye, i kam udhëzuar tashmë avokatit tim që të ndërmarrë veprime ligjore në të gjitha forumet përkatëse kundër kujtdo që vazhdon të përhapë informacione të rreme ose shpifëse për mua”, u shpreh Leao./IndeksOnline/














