back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKosovë“Le të ecë Lumezi, le të kthehet Elezi”

“Le të ecë Lumezi, le të kthehet Elezi”

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij rreth ish-prokurorit special, Elez Blakaj.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Kurtin, i cili një ditë më parë deklaroi se do ta kthejë Blakajn në Kosovë dhe do ta bëjë prokuror.

Osmani tha se kjo është jokushtetuese dhe e rrezikshme, ndërsa Kurti thotë se Blakaj do ta kthejë si simbol.

“Gjysëmspontan. Kam thënë se do ta kthejë Elez Blakajn si simbol. Blakaj është simbol i traumës”, tha Kurti.

“Pa e shëruar këtë traumë, edhe luftimi i korrupsionit mbetet i mangët”, ka shtuar ai.

Ai i ka bërë sërish ftesë Blakajt që të kthehet në Kosovë nga Amerika.

“Është e domosdoshme që Elez Blakaj të kthehet. T’ia bëjmë një thirrje edhe sot, që të kthehet pas 6 tetorit”, është shprehur Kurti.

“Le te ec Lumezi, le te kthehet Elezi” , tha Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz