LDK’ja merr vendim, nuk e voton Kadri Veselin për kryeparlamentar

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.
LDK’ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e mundshme të Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i cili ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit nëse ai propozohet nga koalicioni PAN për këtë post.

Lexo edheGjykata Supreme ia zbret dënimin Sylejman Selimit
Mustafa ka ripërsëritur edhe njëherë se LDK e as koalicioni LAA nuk bën koalicion me koalicionin kundërshtar, PAN.
“Në asnjë rast nuk do të bëjmë koalicion me PAN-in dhe poashtu LDK-ja dhe deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit sepse konsiderojmë se ai është një prej iniciatorëve të prishjes së marrëveshjes sepse ka vënë interesat e veta para interesit të shtetit dhe nga njerëz të tillë nuk duam të drejtohet Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së./klankosova














