back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeLDK thotë se dikush hodhi vezë mbi pjesëmarrësit në aktivitetin e Abrashit...

LDK thotë se dikush hodhi vezë mbi pjesëmarrësit në aktivitetin e Abrashit në kryeqytet (Foto)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Disa vezë janë hedhur në mes të aktivitetit që është zhvilluar të premten në mbrëmje nga kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

- Advertisement -

Gjatë një loje të basketbollit, që Abrashi e ka zhvilluar me të rinj në një terren sportiv në Lagjen “Dardania”, disa individë, që sipas pjesëmarrësve dyshohen të jenë aktivistë të VV-së, kanë hedhur disa vezë në mes të pjesëmarrësve duke ikur më pas me vrap në hapësirat e shumta të pandriçuara të kësaj lagje.

Këto zhvillime janë konfirmuar edhe nga kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Abrashi ka thënë se është ndjerë i shqetësuar nga këto veprime të pakontrolluara, “pasi që hedhjet e gjësendeve mund të lëndojnë ndonjë qytetarë duke kërkuar nga organizuesit e këtyre akteve vandale që të lenë anash veprimet të dhunshme por të bëjnë fushatë të qytetëruar ashtu siç e meritojnë qytetarët e Prishtinës”.

Të premten mbrëma, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, së bashku me kandidatët për Asamble Komunale të Prishtinës, kanë zhvilluar një lojë basketbolli, së bashku me të rinjtë e Lagjes “Dardania”.

Me këtë rast, Abrashi ka prezantuar edhe Programin për sport i cili parasheh që çdo lagje e Prishtinës të ketë Qendrën Rekreative Sportive – sipas standardeve ndërkombëtare, të cilat do të ndërtohen me buxhetin e komunës dhe përmes partneritetit publik-privat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz