BallinaLajmeLDK të hënën vendos nëse shkon në koalicion me Vetëvendosjen

LDK të hënën vendos nëse shkon në koalicion me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë

Mbi dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet...

Publikohet fotografia e viktimës së vet aksidentit në Dollc të Klinës  

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm e ka lënë të hapur mundësinë që kjo parti të shkojë në koalicion parazgjedhor në me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në takimin e sotëm është biseduar lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore.

“Në mbledhje u tha se me PDK-në nuk mund të shkohet në një koalicion parazgjedhor. Ndërsa, është lënë e hapur mundësia që të shkohet në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por për këtë gjë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi.

Mustafa gjithashtu ka thënë se në këtë mbledhje është biseduar edhe lidhur me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, por Kryesia nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret.

Ai tha se të hënën sërish do të mblidhet Kryesia dhe do të dalin me propozime konkrete për mandatarin e këtij subjekti politik dhe lidhur me koalicionin e mundshmë me VV-në, e për të cilat do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Mustafa nuk ka dashur të komentojë mos pjesëmarrjen në mbledhjen e Kryesisë së dy nënkryetarëve të deritashëm, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Ndërkohë ne mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është caktuar Sekretar Organizativ i LDK-së./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz