Lidhja Demokratike e Kosovës ka bojkotuar ceremoninë komemorative për veprimtarin tashmë të ndjerë, Adem Demaçin.
Në ceremoninë në fjalë nuk u pa i pranishëm as edhe një zyrtar i LDK’së.
Madje gjatë ditës së djeshme, zyrtari i kësaj partie, Besim Hoti ka ofenduar rëndë të njderin.
Hoti i cili ka qenë kandidat për kryetar të Klinës nga LDK, e ka quajtur Demaçin si përçarësin numër dy të shqiptarëve, duke paralajmëruar se shpejt do të ikë nga kjo botë edhe përçarësi numër një siç e quan ai, duke mos i dhënë emër atij.
Ndërkaq, në komentet e bëra nga qytetarët në statusin e tij, shihet se Hoti e ka fjalën për Demaçin të cilin e vlerëson si armik të madh të ish presidentit Rugova.
Këtë status, e kanë pëlqyer edhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, dhe Naser Rugova.