back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLDK nesër vendos për emrat e ministrave

LDK nesër vendos për emrat e ministrave

Të ngjajshme

Chicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Incidentet tragjike nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara,...

Ish-ambasadori shqiptar në NATO: Politika e Kosovës të reflektojë në raport me ShBA-në

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, komentoi...

Sorensen del me njoftim për takimin e tij me Bislimin e Petkoviqin

Përderisa dialogu strategjik me ShBA’të u pezullua, ai në...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media ka thënë se pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, të mërkurën në orën 11 do të mbahet seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Ai ka deklaruar se i kanë numrat për formimin e qeverisë së re.

“Presim që të jemi qeveri e re. Ne si parti në mentalitetin tonë është se të njoftohen partnerët e koalicionit, ata janë njoftu për seanca dhe përderisa i kemi ftu normalisht e kemi të garantuar edhe formimin e qeverisë”, tha ai.

Ai tha se kërkesa është dorëzuar edhe para marrjes së masave të parakoshme dhe se kanë 61 deputetë, por që sipas tij pret ta përkrahin deri 64 -65 deputetë.

“Partnerët e koalicionit e dinë se kush është kryeministër dhe programin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe për emrat e ministrave.

Nesër në orën 16 e 30 kryesia e LDK-së do të vendos për formalizimin e emrave për ministrat e LDK-së”.

Sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe ai tha se atë do ta publikojë kryeministri i ardhshëm, ndërsa tha se nuk beson se Thaçi do ta ketë edhe një mandat të ri.

“Sa i përket kandidatit për president s’jemi në atë pikë, pasi me VV-në kemi pas një qasje për ndërtim të koalicionit gjithëpërfshirës dhe s’kemi mujt me anashkalu as presidentin, tash s’kemi trajtu rreth kësaj. Thaçi s’besoj se mund ta ketë edhe një mandat”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz