Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK mobilizohet në Shtime, Abdixhiku: Ka vetëm një qëllim – t’u japim...

LDK mobilizohet në Shtime, Abdixhiku: Ka vetëm një qëllim – t’u japim qytetarëve shpresë dhe zhvillim

Të ngjajshme

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Liverpooli po e transferon yllin e Real Madridit

E ardhmja e Luis Díaz te Liverpool është ende...

Për nesër parashikohet mot jashtëzakonisht i nxehtë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Behrami: Na ka mbetë veç me dalë jashtë me i mbajtë seancat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot qytetin e Shtimes, ku ka takuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës, Kastriot Shabanin dhe aktivistët e degës lokale.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së ka vlerësuar punën e palodhshme të strukturave të LDK-së në këtë qytet, duke përmendur se dega e Shtimes ka përfshirë 50% gra në listën e saj zgjedhore, raporton IndeksOnline.  

“Do të jemi pranë në secilin qytet. Sepse për Lidhjen tonë nuk ka komuna të mëdha apo të vogla – ka vetëm qytetarë që meritojnë shpresë, zhvillim dhe dinjitet. Ka vetëm një mision, një ëndërr, një qëllim: të ofrojmë politikë moderne, të zgjidhjeve të problemeve dhe të projekteve konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai vlerësoi lartë edhe Kastriot Shabanin dhe ekipin e tij, duke thënë se janë dëshmia më e mirë e këtij vizioni, me punë serioze dhe përkushtim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit