back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK: Komuna e Lipjanit ka ndërtuar më së shumti çerdhe brenda një...

LDK: Komuna e Lipjanit ka ndërtuar më së shumti çerdhe brenda një mandati

Të ngjajshme

Detaje nga vrasja në Vaun e Dejës, kush është viktima

Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së...

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e...

“Bie maska”, Mercedes Benz GLC elektrik po vjen

Kompania ka prezantuar për herë të parë SUV-in e...

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se Komuna e Lipjanit, nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, ka ndërtuar më së shumti çerdhe në nivel vendi gjatë një mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të LDK-së, vetëm gjatë këtij mandati janë ndërtuar katër çerdhe të reja në lokacionet: Qendra e Lipjanit, Rufc, Gadime dhe Sllovi.

“Lipjani nën udhëheqjen e kryetarit Imri Ahmeti, është komuna me më së shumti çerdhe të ndërtuara për një mandat, me buxhet të komunës. Me qëllimin kryesor, përmirësimin në qasjen dhe cilësinë e edukimit parashkollor”, thuhet në njoftim.

LDK e ka cilësuar arsimin si prioritet kryesor, duke shtuar se komunat që udhëhiqen nga kjo parti janë shembull për “punë të mira”.

- Advertisement -

Të Fundit