back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLDK-ja komenton emërimin e Ramiz Kelmendit zëvendëskryeministër

LDK-ja komenton emërimin e Ramiz Kelmendit zëvendëskryeministër

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Kalimi i Ramiz Kelmendit në LDK dhe pas dy ditësh marrja e postit të zëvendëskryeministrit ka ngjallur reagime në partinë e Isa Mustafës.

Portali Koha.net ka komunikuar shkurt me nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova, i cili ka thënë se kalimi i Ramiz Kelmendit në LDK është lëvizje e mirë dhe se ekzistojnë zërat e pakënaqur gjithmonë në anëtarësi, por që për këtë post është kryeministri ai që vendos.

“Kryeministri është ai që jep vendim për zëvendëskryeministër. Te anëtarësia gjithmonë ekzistojnë pakënaqësi, tash e shohim angazhimin e tij e punën e tij që çka po bën ai”, ka thënë Rugova për Koha.net.

Ndërsa nënkryetari tjetër i LDK-së, Agim Veliu, përball pyetjes “A ka mbajtur ndonjë takim kryesia e LDK-së që të vendos që pas dy ditësh t’ia japë postin e zëvendëskryeministrit?”, pas afro dhjetë sekondash pa zë, tha vetëm “Faleminderit” dhe mbylli receptorin e telefonit. Anëtarë e deputetë të tjerë të LDK-së kanë qenë të paqasshëm me anë të telefonit.

Kryetarja e kontestuar e degës së Gjermanisë, Donika Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook ka ngritur këtë problem. Ajo kritikon ardhjen e tij nga PDK-ja.

“Nga këndi i zuzarëve… qe dy ditë në LDK tipi. E deri pardje me xhep e me mandat financues dhe mbështetës i atyre që e terrorizuan LDK-në dhe i vranë burrat e saj më të mirë”, ka shkruar Gërvalla.

Ramiz Kelmendi në një intervistë për Koha.net menjëherë pas marrjes së postit të zëvendëskryeministrit ka thënë se nuk ka qenë posti qëllimi i kalimit në LDK, por hapësira për të zhvilluar idetë e tij në zhvillimin ekonomik.

Ai ka qenë deputet me AAK-në, për të kaluar më pas në PDK, parti në të cilën priste të merrte postin e zëvendëskryeministrit. PDK caktoi Hajredin Kuçin, e Kelmendi kaloi në LDK, ku pas dy ditësh mori postin e zëvendëskryeministrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz