back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeLDK-ja e fillon sonte fushatën me një tubim në qendër të Prishtinës

LDK-ja e fillon sonte fushatën me një tubim në qendër të Prishtinës

Të ngjajshme

Kongresisti republikan propozon largimin e ShBA-së nga NATO-ja

Kongresisti republikan Thomas Massie, përfaqësues i Kentakit, njoftoi të...

Frutat e thata që ndihmojnë kujtesën

Teksa shumë njerëz kanë probleme me harresën, neurologët këshillojnë...

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të mërkurën në ora 19:00, në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë, organizon tubimin qendror të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, në të cilin do të marrin pjesë drejtuesit e partisë, strukturat, anëtarësia dhe qytetarët e tjerë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK-ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.

Ftohen qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë tubim madhështor.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz