Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK-ja do të dorëzojë në Prokurori Speciale vendimin e djeshëm të Supremes

LDK-ja do të dorëzojë në Prokurori Speciale vendimin e djeshëm të Supremes

Të ngjajshme

De Paul drejt bashkimit me Messin te Inter Miami

Inter Miami është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për...

Nisma thotë se Enver Hoti ishte larguar nga ky subjekt në vitin 2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti sot u...

Vesa nis pushimet në Dubai

Ish-banorja e “BBVK”, Vesa Vllasaliu, ka nisur ditët e...

Driloni Sportswear – deri në -70% zbritje në produktet sportive!

Nëse jeni adhurues të sportit apo thjesht preferoni stilin...

Guerot e mbështet qëndrimin e Oravit për vendimin e Supremes për arkat fiskale

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë...

Vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, LDK-ja sot do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ky vendim do të dorëzohet nga LDK-ja si dëshmi për 17 kallëzimet penale që kjo parti i kishte ngritur paraprakisht më 8 maj 2025.

Nga LDK-ja kanë bërë të ditur se ky hap vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm ligjor, për të cilin ata janë zotuar se do ta çojnë deri në fund, raporton IndeksOnline.

Ditën e djeshme, Gjykata Supreme e shfuqizoi udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi, qeveria në detyrë është shprehur e shqetësuar dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore të këtij vendimi. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit