back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajme‘ LDK-ja do preferonte koalicion me NISMA-n e AAK-në, por “de facto”...

‘ LDK-ja do preferonte koalicion me NISMA-n e AAK-në, por “de facto” Thaçi do ishte kryeministër’

Të ngjajshme

Çka ndodhi me Justin Bieber? Performon lak*uriq në “Grammy Awards”

Justin Bieber shkaktoi bujë me performancën e tij në...

Icardi te Juventusi? Spalletti ia mbyll derën: Solli disa probleme kur isha trajner i tij!

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Parmës, trajneri i Juventusit,...

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e...

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje...

​Fitore e rëndësishme për Vëllaznimin ndaj Borës në Gjakovë

Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me...

Shpëtim Gashi, nga Qendra për Qeverisje Gjithëpërfshirëse në New York, në Rubikon të KTV-së ka thënë se në LDK ka që janë kundër me koalicionet e tjera.

E sipas tij sikur LDK-ja të konsultohej me votuesin e vet, nuk do të hynte në koalicion me asnjë parti tjetër.

“Nëse e konsiderojmë Thaçin si PDK atëherë ai ka folur çdo ditë, por shihet se me Mustafën ka pasur koordinim. Qeveria s’ka rënë ende. Në LDK ka kundër koalicionit me partitë e tjera. Nëse LDK-ja konsultohet me votuesin e vet, siç konsultohet me Grenellin, besoj se nuk do të hynte në koalicion me asnjë parti tjetër”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se është i befasuar se nuk është shkarkuar më herët zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti.

“Veprimn e Kurtit e kuptoj, por jam i befasuar që Hotin nuk e ka shkarkuar më herët. Nuk mundesh që në media të minosh e të flasësh me kërcënime ndaj Qeverisë pjesë e të cilës je, ato mund t’i bësh brenda”, ka thënë Gashi.

E sipas tij LDK-ja do të preferonte një koalicion me NISMA-n dhe AAK-në, por që kryeministër i kësaj qeverie “de facto” do të ishte Hashim Thaçi.

“Nëse ka një përpjekje për një qeveri, nëse LDK-ja është pjesë e saj atëherë besoj se ajo do të preferonte të kishte një koalicion me NISMA-n dhe me AAK, por duhet ta dimë se kryeministri ‘de facto’ do të ishte Thaçi. Sepse kjo Qeveri mendoj se ka rënë për shkak të dialogut me Serbinë. Si duket aty ka një afat, pasi është e çuditshme që në këtë kohë krize prioritet të jetë taksa me Serbinë, është e pakapshme për mendjen e shëndoshë”, ka thënë Gashi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz