back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLDK e VV bëhen bashkë kundër Ardian Gjinit në Gjakovë, dy kandidatët...

LDK e VV bëhen bashkë kundër Ardian Gjinit në Gjakovë, dy kandidatët shihen bashkë duke pirë kafe

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Gjakovës Ardian Gola dhe ai i LDK-së, Shefqet Shehu, duket se janë bërë bashkë në garën për të parin e kësaj komune.

Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe një foto ku Gola e Shehu së bashku me dy anëtarë të tjerë të VV-së dhe LDK-së, janë parë duke pirë kafe.

Indeksonline ka kontaktuar Ardian Golën për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje.

Gola për Indeksonline është shprehur se ky takim ka ndodhur jo për shkak të zgjedhjeve, por për shkak të miqësisë që ka me Shehun.

‘’Shefqet Shehun e njoh kaherë, është bashkëqytetarë dhe gjeneratë e imja’’ ka thënë fillimisht Gola.

Teksa nuk e mohon takimin me Shehun, Gola thotë se takimi ka qenë miqësor, por nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me shokun e tij të gjeneratës.

‘’Takimi ka qenë miqësor, e kam shokë të gjeneratës. Për bashkëpunim ne nuk jemi të mbyllur, ajo as që diskutohet. Sa i përket koaliconit ato janë në faza embrionale, është herët me u diskutu. Nuk e dijmë rrjedhën dhe dinamikën e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike’’ ka thënë Gola.

Ndryshe në garën për të parin e Gjakovës pos Golës dhe Shehut janë edhe Ardian Gjini nga AAK-ja, Ervin Shabani nga PDK-ja dhe Anton Shala nga PSHDK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz