back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeLDK deklarohet për takimin me ambasadorin Kosnett, tregojnë çka u bisedua

LDK deklarohet për takimin me ambasadorin Kosnett, tregojnë çka u bisedua

Të ngjajshme

Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare

Egjipti dhe Irani kanë paraqitur ankesa zyrtare në FIFA...

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën...

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në takimin e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett me dy nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese. Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeyon Gazeta Sinjali.

“Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës”, bën të ditur LDK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz