back to top
Sunday, September 28, 2025
BallinaLajmeLavrov: Perëndimi po i sulmon interesat serbe në Kosovë e në Bosnje

Lavrov: Perëndimi po i sulmon interesat serbe në Kosovë e në Bosnje

Të ngjajshme

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po saboton Marrëveshjen e Dejtonit dhe se po shkon drejt “kollapsimit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

Këtë deklaratë, kryediplomati rus e bëri gjatë debatit të përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Për më tepër, ai i përshkroi veprimet e Perëndimit në Ballkan si “shembull flagrant i dobësimit të sovranitetit dhe ndërhyrje serioze në çështjet e brendshme”.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, “një sulm ndaj interesave vitale të popullit serb” po ndodh si në Bosnje, ashtu edhe në Kosovë, përfshirë “të drejtat historike të ortodoksisë serbe”.

Ministri rus theksoi se po shkelet një parim edhe më themelor i Kartës së OKB-së në këtë rajon: obligimi për të respektuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë drejtim, ai ritheksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila “është në thelb ekuivalente me një sulm ndaj shtetësisë së Serbisë”. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz