BallinaRegjionaleDrenasLatifi: Rrenë e kulluar që xhamia në Drenas ishte e vitit 1588,...

Latifi: Rrenë e kulluar që xhamia në Drenas ishte e vitit 1588, në Drenicë nuk ka pasë myslimanë deri në shek.18

Të ngjajshme

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji...

Në rrjetet sociale në Kosovë bëri bujë rrënimi i një xhamie në fshatin Verboc të komunës së Drenasit, e e cila besohej të ishte ndërtuar në shekullin e 16. Por, ndryshe mendon filozofi Blerim Latifi. 

Ai thotë se një ide e tillë është “rrenë e kulluar” dhe se data në fjalë është e falsifikuar, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook.

Për më tepër, filozofi kosovar thotë se “faktet historike dëshmojnë se në Drenicë nuk ka pasur popullatë myslimane para vitit 1700”, që nënkupton shekullin e 18, përcjell Periskopi.

Ai shton se ishte Mahmut Pashë Begolli i Pejës i cili e myslimanizoi Kosovën dhe rajonin e Drenicës – përmes një politike të rreptë fetare.

Statusi i plotë: 

Kjo që po thuhet se xhamia në Verboc të Drenasit është e ndërtuar në vitin 1588, është një rrenë e kulluar. Është datë e falsifikuar. Faktet historike dëshmojnë se në Drenicë nuk ka pasur popullatë muslimane para vitit 1700. Kur ushtria austriake u largua nga Kosova në vitin 1690, Mahmut Pashë Begolli i Pejës, i cili kishte luftuar kundër austriakëve, u shpërblye nga Sulltani me pushtetin mbi pothuajse krejt territorin e Kosovës. Drenica u bë çiflik i tij. Ai imponoi një politikë të rreptë fetare, e cila rezultoi me procesin e islamizimit të popullatës të Drenicës. Për më shumë se një shekull kjo popullatë praktikoi laramanizmin fetar, që do të thotë se në shtëpi praktikonin ritet e krishtera, ndërsa në publik ato muslimane. Deri në shekullin e 20 numri i xhamive në Drenicë është numëru me gishtat e një dore. Këto xhami nuk janë më të vjetra se gjysma e dytë e shekullit 19. Edhe xhamia e Vërbocit i takon po këtij shekulli. Njerëzit mundeni me i rrejt me propagandë, por historinë s’mundeni me falsifiku kurrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz