BallinaLajmeLatifi për rastin e deputetes Grainca: Nëse PDK nuk i vlerëson ata...

Latifi për rastin e deputetes Grainca: Nëse PDK nuk i vlerëson ata që kontribuojnë realisht, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm të madh

Të ngjajshme

Aktorja diagnostikohet me kancer të gjirit

Aktorja e njohur Amanda Peet ka ndarë së fundmi...

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi ka komentuat largimin e Adelina Graincës nga PDK në VV.

Latfi në një postim në Facebook u shpreh se rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten, përcjell Gazeta Blic

Kjo sipas tij se në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t’u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti.

“Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh”, ka shkruar Latifi.

Më poshtë postimi i plotë:

Rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten. Pse? Sepse në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t’u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti.

Njoh sa e sa njerëz në PDK të cilët që fëmijë kanë punuar me zell e pasion për këtë parti, por në zgjedhjet e fundit morën vota të papërfillshme.

Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh.

Profiterët pa kontribut janë parazitët që si çdo organizëm tjetër, i shkatërrojnë edhe organizmat politikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz