Largoni aknet në mënyrë natyrale
01·

Nëse ke lëkurë të thatë e prirë për puçrra, ti trajtosh ato me ilaçe tradicionale të blera në dyqane mund të ta transportoj fytyrën në shkretëtirë shumë më shpejt se sa do arrije vet me aeroplan.
Fatmirësisht, tharja e një puçrre nuk është e vetmja mënyrë e largimit.
Me mjaltin antibakterial dhe njomëzues, të bardhë të vezës shtrëngues të poreve dhe të kuqtë e vezës eksofiluese, kjo maskë fytyre do siguroj që lëkura juaj të mbetet e njomë gjersa largohen puçrrat me rrënjë.
Të kuqtë e vezës me yndyrën e tyre, kolesterinën dhe retinolin është gjithashtu i mirë për zvogëlimin e shenjave të akneve duke e bërë këtë ideale për lëkurë pas puçrrave.

Lexo edheReceta natyrore për flokë të shëndosha dhe të shkëlqyeshme
Përbërësit:
1 ve + 1 lugë me mjaltë natyrale
Hapat:
- Rreh vezën që plotësisht të kombinosh/përziesh të bardhët dhe të kuqët para se më pas ti hedhësh mjaltin
- Përdor brushën lyrëse që të aplikosh një shtresë të hollë të kësaj përzierje në fytyrë, qafë dhe pjesën e sipërme të gjoksit, duke shmangur pjesën rreth syve
- Lëre të thahet për 20 minuta që ti shtrëngoj poret, tonifikoj lëkurën dhe vras bakteret pa tharë lëkurën tuaj.
- Shpëlaje lëkurën me ujë të ngrohtë dhe thaje me peshqir.














