BallinaRegjionaleDrenasLargohet nga “Vizioni" i Drenorit dhe i bashkohet PDK-së së Ramiz Lladrovcit!

Largohet nga “Vizioni” i Drenorit dhe i bashkohet PDK-së së Ramiz Lladrovcit!

Të ngjajshme

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Grupit të asamblistëve të PDK-Së në Kuvendin Komunal të Drenasit iu është bashkuar edhe një asambliste. Bëhet fjalë për Fitore Morinën, e cila fitoi mandatin me  subjektin “Vizoni për Drenasin”, e drejtuar nga Xhavit Drenori.

Por asamblistja Morina ka ndarë rrugët me “Vizonin për Drenasin”, duke iu bashkuar grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit.

Lajmin e ka bërë të diur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky është njoftimi i Ramiz Lladrovcit:

Në Asamblenë komunale, Grupit Parlamentar të PDK-së, iu bashkua edhe një asambleiste, Fitore Morina.

Kur e kam marrë përsipër qeverisjen lokale, kam filluar që premtimet e dhëna, t’i zbatojë. Të gjitha ato arrita t’i realizojë, në bashkëpunim me zyrtarët e komunës dhe drejtorët e departamenteve, duke zbatuar ligjin, duke respektuar transparencën dhe llogaridhënien.

Për këto suksese, u bindën edhe shumë qytetarë por edhe asamblistë nga subjektet tjera, duke iu bashkuar konceptit të qeverisjes së proklamuar dhe të zbatuar pikë për pikë. Prandaj, sot, Grupi Parlamentar i PDK-së, nga fillimi i qeverisjes, është shtuar me 8 asamblistë.

Ne do të vijojmë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë. Mirë se vjen, znj. Fitore Morina!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz