Feronikeli ka njoftuar që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit.
Për këta muaj sa qëndroi te Nikli, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu.
Klubi nga Drenasi e falëndron për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshiron fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme.
Në fotografi mund t’i rikujtoni disa nga momentet më të bukura të Ben Hamed Kone në klubin e KF Feronikelit.










