Largim i madh dhe i papritur nga Feronikeli
BILLI
Lexo edhePolicia konfiskon një armë zjarri në një aheng familjar në Drenas
Pas largimit të kryesisë, e cila u zëvendësua me një tjetër kryesi, nga Feronikeli është larguar edhe një tjetër individ i njohur dhe i rëndësishëm.
Fjala është për Ramiz Dërvishin, njeriun i cili qe shumë vite ishte pjesë e pandashme e Feronikelit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burimet të besueshme të “Zërit” nga Drenasi, ku Feronikeli tashmë i ka nis stërvitjet me kryetrajnerin e ri, Ismet Munishi.
Dërvishi kryesisht ka qenë ndihmëstrajner, por ka punuar edhe si kryetrajner në Feronikel.

Lexo edhePolicia konfiskon një armë zjarri në një aheng familjar në Drenas
Ai ka dhënë kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të Feronikelit.
Ende nuk dihen arsyet e ndarjes së Dërvishit me klubin e tij të zemrës.
Asnjëra nga palët ende nuk janë deklaruar rreth situatës në mes tyre, por sqarimet pritet të dalin gjatë ditës së sotme.