Laporta: Do të nderojmë Messin pasi që të përfundojë “Camp Nou”
dp

Lexo edheS’ka që e ndal Barcelonën, fiton ndeshjen nr.7 në La Liga

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një lajm të madh.
Numri një i “Blaugranave”, njoftoi se do t’i bëjë një ceremoni nderimi Lionel Messit, njërit prej lojtarëve më të mirë që ka pasur klubi dhe bota e futbollit.
Ai madje tregoi edhe kohën se kur mund të ndodhë kjo, në ditën kur do të kompletohet tërësisht stadiumi “Camp Nou”.

Lexo edheS’ka që e ndal Barcelonën, fiton ndeshjen nr.7 në La Liga
“I kemi thënë Messit se do të donim të organizonim një ceremoni nderimi për të pasi të përfundojë stadiumi, me praninë e afro 105 mijë spektatorëve”, u shpreh Laporta.
Messi, nuk mundi të kishte lamtumirën që e meritonte te Barça pasi që në kohën e largimit të tij, ishin masat e kufizuara si shkak i pandemisë “COVID-19”./IndeksOnline/