back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaTeknologjiLamtumirë SKYPE

Lamtumirë SKYPE

Të ngjajshme

- Advertisement -

Një lajm i keq për disa perdorues, aplikacioni i riimagjinuar i Skype ndalon së funksionuarit në këto platforma

Versioni më i fundi i Skype jo vetëm që nxjerr mësim nga Snapchat dhe Facebook Messenger por gjithashtu kërkon të lërë pas njëherë e mirë të kaluarën, raporton pcw.al

Skype ka filluar përpjekjet për të larguar përdoruesit nga versionet e vjetra të aplikacionit. Si pjesë e kësaj nisme, kompania në pronësi të Microsoft njoftoi përdoruesist se do të tërheqë versionet e vjetra më 1 Korrik. Ata që ende i përdorin versionet e vjetra edhe pas kësaj date, nuk do të mund të qasen në llogarinë e tyre.

I pyetur për disponueshmërinë e aplikacionit në platforma të ndryshme një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se ndryshimi prek 14 platforma ku ato që ngelen jashtë janë:

Android 4.0.2 ose më pak

BlackBerry OS 7.1 ose më pak

iOS 7 ose më pak

Linux

Mac OS X 10.8

Symbian OS

Windows 10

Windows 8.1 dhe më pak

Windows RT

Aplikacioni në disa prej platformave të lartpërmendura mund të jetë tëhequr prej kohësh. Skype, themeluar në 2003, ishte një prej shërbimeve më të përdorura për të komunikuar në mbarë botën përpara se të fillonte revolucioni i telefonëve.

Me rritje e konkurrencës nga WhatsApp, Messenger, Viber, WeChat, Snapchat, Kik e shumë të tjerë, ofertat e Skype filluan të veniteshin ndërsa platforma u shndërrua në shtëpinë e spamit dhe kontakteve që nuk do të dëshironit kurrë ti kishit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz