Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se BE pret që Serbia të ndërmarrë masa e të ndjekë penalisht autorët e sulmit të vitit 2023 në Banjskë.
“Bashkimi Evropian pret që Serbia të ndërmarrë masa dhe të kapë e ndjekë penalisht kryerësit e sulmit të vitit 2023 në Banjskë. Deri tani, Serbia ka ndërmarrë veprime të pamjaftueshme”, tha ai.
Ai shtoi se BE është e shqetësuar për situatën në pjesën veriore të Kosovës. Diplomati evropian foli gjithashtu për zgjedhjet në Kosovë, duke përmendur edhe ato në veri.
Ai i bëri thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin dhe rikthimin në detyrë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve që kishin dhënë dorëheqjen disa vite më parë.