back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Takim i jashtëzakonshëm i Albin Kurtit me Lutfi Hazirin...

LAJMI I FUNDIT: Takim i jashtëzakonshëm i Albin Kurtit me Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin?

Të ngjajshme

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Duket se përpjekjet e kreut të VV-së, Albin Kurti nuk po ndalen as në këto orë të vona të mbrëmjes për të arritur marrëveshje me LDK-në që më 3 shkurt të shkohet në Kuvend me vota të mjaftueshme për t’u votuar qeveria e re.

Ballkani.info mëson se aktualisht në një restornat në periferi të Prishtinës, në Veternik më saktësish, janë duke u takuar kryetari i VV-së, Albin Kurti me dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani.

Këtë lajm Ballkani nuk ka mundur ta konfirmojë zyrtarisht, por burimet tona thonë se kjo mund të jetë përpjekja e fundit që të arrihet marrëveshja, në mënyrë që në ditët në vazhdim, para të hënës, të ketë një takim “ceremonial” ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Të kujtojmë se Kurti sot ka kërkuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca që ta thërras seancën e Kuvendit për të hënën e 3 shkurtit dhe aty të votohet qeveria e re.

Për këtë seancë do të vendos nesër në ora 9 Kryesia e Kuvendit.

Ajo që dihet deri më tash është se Kurti pa konsultim me LDK-në dhe Isa Mustafën e ka bërë këtë kërkesë për mbajtjen e seancës së Kuvendit. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz