back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLajmi i fundit: Shtyhet procesi mësimor në Komunën e Drenasit deri më...

Lajmi i fundit: Shtyhet procesi mësimor në Komunën e Drenasit deri më 14 janar

Të ngjajshme

​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten...

Shuhet nga jeta ‘zonja’ e televizionit italian

Bota italiane e argëtimit zgjohet me një lajm të...

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të...

Rama: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria – pavarësia e saj është e pakthyeshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e...

Drenas – Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, reshjet e borës, ngricat si dhe mungesa e ujit të pijes në disa zona të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim për pezullimin e procesit mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor, përcjellë Drenica Press.
Sipas vendimit zyrtar, mësimi do të shtyhet deri të mërkurën, më 14.01.2026. Ky hap është ndërmarrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor.
Ndërkohë, ekipet emergjente dhe institucionet relevante lokale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, qytetarët dhe kompanitë operative, janë angazhuar intensivisht për normalizimin e gjendjes në tërë territorin e Komunës së Drenasit.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë qytetarët me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën dhe rifillimin e procesit mësimor.
Autoritetet komunale kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz