back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Shënohen edhe 7 viktima nga koronavirusi në Kosovë!

LAJMI I FUNDIT: Shënohen edhe 7 viktima nga koronavirusi në Kosovë!

Të ngjajshme

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Arritje e madhe: Rreshterja e Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra ndër zyrtaret e para të Policisë...

Dorezohet në stacionin e Policisë në Drenas i dyshuari, së bashku me armën

Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me...

Faton Peci betohet sot si Kryetar i Mitrovicës së jugut

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 7 viktima nga virusi COVID-19, shkruan DrenicaPress.

Njoftimi i plotë:

126 TË SHËRUAR DHE 250 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz