Lajmi i Fundit: Rrahje në Skenderaj, policët i kërkojnë të vendos maskën, qytetari bashkë me shokë sulmon zyrtarët (VIDEO)
01

Lexo edheE injektuan për ftohje, por tani është në gjendje kome, flet babai i dy-vjeçares nga Mitrovica

Një rrahje ka ndodhur në Skenderaj, më saktësisht në sheshin “Adem Jashari”.
IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili ka sqaruar rastin.
Zahiti ka bërë të ditur se tre persona tanimë gjenden në stacionin policor.
Ai tha se dyshimet e para janë që njëri nga qytetarët nuk ka respktuar ligjin për vendosjen e maskës dhe në momentin kur zyrtarët kanë dashur të shkruajnë dënimin ndërsa dy persona të tjerë i kanë penguar ata.

Lexo edheE injektuan për ftohje, por tani është në gjendje kome, flet babai i dy-vjeçares nga Mitrovica
“Tre persona në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar, ku aktualisht janë duke u intervistuar në SP Skenderaj!
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit kishte refuzuar rë legjitimohet pasi i njëjti nuk e kishte maskën e vendosur, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po intervistohen për pengim të zyrtarëve policor”, tha ai.
Ndryshe në video shihet që ka ndodhur një rrahje mes dy palëve./IndeksOnline/