back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Prishet koalicioni AAK- PDK në Gjakovë?!

LAJMI I FUNDIT: Prishet koalicioni AAK- PDK në Gjakovë?!

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, shumë shpejt mund të marrë fund.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda Komunës së Gjakovës ka marrë vesh se deri te prishja e koalicionit ka ardhur për shkak të një drejtori nga radhët e PDK-së.

”PDK kishte kërkuar shkarkimin e një drejtori, por që kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nuk ka pranuar. Dhe për pasojë, PDK ka kërcënuar me largim nga koalicioni”, tha ky burim.

Gazeta Blic merr vesh, se as pas këtij kërcënimi nuk është tërhequr Gjini, gjë që ka bërë që të thyhet përfundimisht koalicioni AAK-PDK.

”Koalicioni thuajse ka marrë fund. Pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare prishja e koalicionit”, tha ky burim.

Gazeta Blic ka provuar që të flasë edhe me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe me kryetarin e PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa për ta marrë një qëndrim, por asnjëri prej tyre nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Në anën tejtër, javë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, çka kishte nxitur ‘rebelimin’ e PDK-së, për këtë veprim pa konsulltim paraprak me partnerët e PAN-it.

Ndërkohë, një burim tjetër i ka thënë Gazetës Blic se Kryetari i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini dhe ai i PDK-së, Hajdar Beqa kanë raporte të ngrira.

Gazeta Blic merr vesh se pas prishjes së koalicionit me PDK-në, Ardian Gjini pritet të bëjë koalicion me LDK-në.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj më 19 korrik i ka dhënë fund koalicionit me PDK-në me rastin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz