Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Plagoset një person, dy vëllezër në kërkim

LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person, dy vëllezër në kërkim

Të ngjajshme

Një tjetër ngjarje ka ndodhur në zonën e Shkodrës. Pas plagosjes së një biznesmeni në Darragjat, pasditen e sotme një 32-vjeçar është qëlluar me armë në Kamenicë të Malësisë së Madhe.

Sipas burimeve të policisë, 32-vjeçari me inicialet Y. B., është plagosur nga dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim.

I plagosuri është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dy personat autorë të plagosjes janë me inicialet L. H., 42-vjeç dhe L. H., 48 vjeç. Ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Informacion Paraprak

Me datë 05.05.2018, në orë 15:00, jemi njoftuar se në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L. H 42 vjeç, dhe L. H. 48 vjeç (vëllezër).

Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

- Advertisement -

Të Fundit