Në mbrëmjen e sotme ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Lipjan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:40 dhe se dy presona kanë mbetur të plagosur.
“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona te plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

