BallinaLajmeLajmi i fundit: Pas Suedisë, edhe një shtet tjetër i BE-së pezullon...

Lajmi i fundit: Pas Suedisë, edhe një shtet tjetër i BE-së pezullon vaksinën që po e pret Kosova

Të ngjajshme

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Pas Suedisë, Letonia është shteti i fundit që mori vendim për pezullimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca kundër sëmundjes Covid-19.

Autoritetet në Letoni njoftuan se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë. “Vendimi është i mbështetur në raportet prej shteteve të Bashkimit Evropian për tromboembolizëm dhe raste të ngjashme që janë vërejtur në kohë të ndryshme pas marrjes së vaksinës” tha agjencia shëndetësore e këtij vendi.

Megjithatë, kjo agjenci shtoi se ende nuk ka të dhëna për lidhje mes vaksinimit dhe problemeve serioze shëndetësore, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Të njëjtin vendim të martën e mori edhe Suedia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine të hënën, pasi disa shtete tjera raportuan efekte anësore serioze, përfshirë mpiksjen e gjakut, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur lidhje mes kësaj vaksine dhe efekteve negative.

Fqinjet e Suedisë, Danimarka dhe Norvegjia, kanë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe numrit të vogël të trombociteve pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz