back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit nga Skenderaj: Dëmtohet baneri kandidatit të Vetëvendosjes, Hysni Mehanit,...

Lajmi i Fundit nga Skenderaj: Dëmtohet baneri kandidatit të Vetëvendosjes, Hysni Mehanit, në sheshin “Adem Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

I është dëmtuar në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, baneri reklamues i kandidatit të Vetëvendosjes për Kuvend të Kosovës, Hysni Mehanit, shkruan Drenica Press.

Pas këtij dëmtimit të banerit ka reaguar vet kandidati Hysni Mehani, i cili e cilësoi si mungesë e pluralizmit politik në Skenderaj. Ai shtoj se: “Më vjen keq që ende po përballemi me këtë logjikë. 22 vite pas luftës e pas çlirimit, ende po sulmohet rëndë pluralizmi politik dhe demokracia. Foton në sheshin “ADEM JASHARI” në Skënderaj nuk e kam vendosur unë. Atë e kanë vendosur qytatarët që po na mbështesin fuqishëm në fushatën tonë zgjedhore. E gjithë fushata ime është e bazuar në përkrahjen e qytetarëve. Dhe, kjo përkrahje, më shumë sesa për mua, është përkrahje për lindjen e pluralizmit politik edhe në Skënderaj.

I ftoj kundërshtarët politik që ta ndalin gjuhën e urrejtjes. Në demokraci konkurohet me ide dhe programe. Në mungesë të ideve dhe programit, i gjithë diskursi i tyre po zhvillohet në fyerje e nxitje karshi Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Aktivistët dhe qytetarët që e mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk do të bien kurrë pre e këtyre provokimeve që po na bëhen çdo ditë. Sepse ne jemi ndryshimi. Sepse ne jemi e ardhmja.
KREJTdheDREJT
#127
#1
#83
May be an image of ambiente të jashtme dhe pemë
May be an image of 1 person
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz