back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit nga OBSH’ja: Rreziku që të kemi pandemi botërore është...

Lajmi i fundit nga OBSH’ja: Rreziku që të kemi pandemi botërore është shumë real

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Rreziku që të kemi një pandemi botërore nga koronavirusi është shumë real, sipas lajmërimit të fundit nga OBSH’ja.

Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyes, tha në një konferencë të hënën se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe edhe një pandemi mund të vihet nën kontroll, transmeton Gazeta Express. Më shumë se 110 mijë persona janë prekur nga virusi rreth e rrotull botës nga ky virus, që mund të shkaktojë pneunomi, dhe së paku 3892 persona kanë vdekur deri më tani.

Numri i rasteve të reja që janë duke u diagnostifikuar në Kinë po bie por COVID-19 po shpërhapet në anën tjetër të botës, veçanërisht në Europë dhe Iran. Zyrtarët tani po e përdorin më shpesh fjalën “pandemi”, që do të thotë përhapje e rëndë në shtete përreth botës.

“Tani që virusi ka vënë këmbën në shumë vende, rreziku që të kemi një pandemi është shumë real. Por do të jetë pandemia e parë që mund të kontrollohet. Por e rëndësishme është që nuk jemi nën mëshirën e virusit”, tha Ghebreyesus në një konferencë nga Gjeneva e Zvicrës, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se 50 mijë viktima kanë marrë veten plotësisht prej virusit në Kinë, nga 80 mijë sa raportohet të jenë prekur gjithsej. Ndërsa vetëm dje, vetëm 46 persona janë prekur nga virusi.

COVID-19 është përhapur në 109 shtete në të gjithë botën, që prej se doli së pari në wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz