Para pak minutash ka ndërruar jetë pjestari i Policisë së Kosovës, Murtez Ramadani nga fshati Likoc, shkruan Drenica Press.
Lajmin për ndarje nga jeta e kanë bërë anëtarët e familjes së ngushtë, ndërkaq varrimi do të bëhet nesër me datë 28.09.2022, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Likoc, përcjellë Drenica Press. Me rastin e ndarjes nga jeta të policit Ramadani, ka reaguar edhe ish komandanti i UÇK-s, Isa Xhemajlaj, që njëherësh është tezaku i policit të ndjerë. Ai tha se “Heret na ike Tezak. Sot u nda nga NE tezaku Murtez Ramadani. Do të kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishe, i urtë, i sjellshëm e punëtor. Të kisha tezak e shok të zemrës, prandaj sot dhimbjen e kam të madhe për TY .Zoti të shpërbleftë me Xhenet.V orrimi bëhët nesër në Likovc ora 15:00/DRENICA PRESS/