back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëLajmi i fundit: Mbyllet çerdhja në Skenderaj, si shkak i infektimeve me...

Lajmi i fundit: Mbyllet çerdhja në Skenderaj, si shkak i infektimeve me Covid 19

Të ngjajshme

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi...

Vetëvendosje publikon listën me emrat kandidues për zgjedhjet e dhjetorit

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tanimë ka publikuar listën e emrave...

Labi tregon ditët më të errëta të familjes së tij

Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot...

Syla: Fatmir Limaj ma PDK nuk mundet me kanë se qe 12 vjet s’u kanë aty

Analisti Valon Syla tha se Bedri Hamzës “i kanë...

Çerdhja e qytetit të Skenderajt “Nëna Zahide” gjatë ditës së sotme është mbyllur për dhjetë ditë. Kjo mbyllje erdhi për shkak të infektimit të stafit të kësaj çerdhje me Covid 19, shkruan Drenica Press.

Lidhur me këtë rast ka bërë të ditur komuna e Skenderaj se: Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022). Kjo për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor.

Gjatë periudhës 10 ditore, procesi edukativo arsimor për grupin parashkollor do të zhvillohet në sistemin “on-line”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektim të objektit në fjalë.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Skenderaj:
Njoftim i rëndësishëm!
Të dashur prindër të fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”!
Në bazë të udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si masë parandaluese e përhapjes së COVID-19, Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide” do të jetë i mbyllur për 10 ditë, që nga dita e mërkurë (19.01.2022).
Kjo për shkak të rasteve të konfirmuara te një pjesë e stafit menaxherial dhe edukativ të këtij institucioni parashkollor.
Gjatë periudhës 10 ditore, procesi edukativo arsimor për grupin parashkollor do të zhvillohet në sistemin “on-line”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dezinfektim të objektit në fjalë.
Me këtë rast, bëhet thirrje për respektim të udhëzimeve dhe rekomandimeve nga institucionet relevante dhe profesionistët shëndetësor.
Komuna e Skenderajt fton qytetarët e saj të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të infeksionit me sëmundjen COVID-19.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz