back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit: Komuna e Skenderajt hap aplikimet për vlerësimin e dëmeve...

Lajmi i fundit: Komuna e Skenderajt hap aplikimet për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Të ngjajshme

​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten...

Shuhet nga jeta ‘zonja’ e televizionit italian

Bota italiane e argëtimit zgjohet me një lajm të...

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të...

Rama: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria – pavarësia e saj është e pakthyeshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nga data 9 janar fillon procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, të cilat kanë prekur ekonomitë familjare dhe bizneset në këtë komunë, përcjellë Drenica Press.
Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që, brenda afatit të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, në mënyrë që të bëhet evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve të pësuara.
Sipas njoftimit, për aplikim kërkohet dokumentacioni si: të dhënat personale të aplikuesit, kopje e letërnjoftimit, konfirmimi bankar në emër të aplikuesit, fotografi që dëshmojnë dëmet e shkaktuara, si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë apo dëmin e pësuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është 8 ditë nga data e publikimit të njoftimit.
Kërkesat dorëzohen personalish pranë sportelit nr. 13 në Komunën e Skenderajt. Për informata shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen zyrave komunale gjatë orarit zyrtar të punës.
Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të respektojnë afatin dhe procedurat e aplikimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz