back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Policia e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Mitrovicë ekipit basketbollistik Slloga nga Batoçina.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit të basketbollit nga Botaçina e Serbisë Slloga.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe.

Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje adekuate nga autoritetet kosovare.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic , zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz