Lajmi i fundit: Kërcënohet me jetë Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë. Afër shtëpisë së tij ka edhe prezencë policore, raporton Express.
Se Bahtiri është kërcenuar me jetë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Lexo edheTensionohet situata, LDK shkarkon dy zyrtarë të partisë
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, kanë deklaruar Prokuroria.














