back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, pas dhunimit...

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Kosovës, pas dhunimit të 11 vjeçares

Të ngjajshme

Ka dhënë dorëheqje Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.Lajmin e ka bërë të ditur ministri Xhelal Sveçla.Në vend të Mehmetit do të jetë si u.d, Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.Njoftimi i plotë:Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz