LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po zhvillojnë takim në Kuvend, diskutohet çështja e presidentit
BILLI

Lexo edheMilaim Zeka: Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit janë konfirmuar, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Takimi në mes të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt është duke u zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, konkretisht në zyrat e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tema kryesore e këtij takimi është çështja e funksionimit të koalicionit si dhe ajo e çështjes së Presidentit.
Presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021 dhe për këtë post Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i ardhshëm i vendit, raporton Klan Kosova.

Lexo edheMilaim Zeka: Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit janë konfirmuar, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme