Të nderuar lexues të portalit Drenica Press duam të ju sqarojmë se në lajmin e publikuar nga ne padashje është gabuar titulli i lajmit, ku në vend të punëtorit të QKUK-së është bërë punëtori i QKM-së.
Nga të dhënat e siguruara nga ne, merret vesh se personi i infektuar me Covid 19 është nga Skenderaj dhe punëtor në QKUK në Prishtinë.
Deri më tani ka shkuar në katër persona numri i të prekurve me Covid 19, në Komunën e Skenderajt, ndërkaq rasti i fundit është i një punonjësi të QKUK-së nga Skenderaj, shkruan Drenica Press.
Rastin e infektimit me Covid 19 të punonjësit të QKUK -së nga Skenderaj e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Jashari më këtë rast ndër të tjera tha: “Personi i infektuar me banim në Skenderaj, është punëtor i QKUK-së dhe stafi mjekësor i QKMF-së Skenderaj bashkë me Policinë janë duke u marrë me këtë rast për procedurat e metutjeshme dhe për hapat që do të merren do të informoheni shpejtë.”
Ky është postimi i plotë i kryetarit Jashsari.
Të nderuar qytetarë të komunës sonë,
Pak me parë u informuam nga IKSHP që kemi edhe një rast me COVID-19 Pozitiv në Komunën tonë.
Personi i infektuar me banim në Skenderaj, është punëtor i QKUK-së dhe stafi mjekësor i QKMF-së Skenderaj bashkë me Policinë janë duke u marrë me këtë rast për procedurat e metutjeshme dhe për hapat që do të merren do të informoheni shpejtë.
Personit në fjalë i dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në familje.
Qytetarë të dashur, ju lutem shumë qëndroni në shtëpi, mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të shoqërisë!
Bashkë do t’ia dalim!