back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Gjykata e Apelit merr vendim për Haki Rugovën

LAJMI I FUNDIT: Gjykata e Apelit merr vendim për Haki Rugovën

Të ngjajshme

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur më ankesat e avokateve mbrojtës, kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve Haki Rugova dhe L.B.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 11 tetor 2020, është ndryshuar.

Të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar.

“Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari, në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji. Më këtë aktvendim të pandehurve u bëhet me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhëroj paraburgimin.Gjykata e Apelit vlerësoj se edhe më këtë masë mund të arrihet qëllimi për të cilin është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prandaj edhe vendosi konform dispozitave te nenit 177 par. 1, nën par.1.2 dhe 1.3 të Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra, rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

H.R. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit” , “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” . Ndërsa L.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.” Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz